Ambasadori i BE-së: Shqipëria është në fund të fillimit, të hapjes së bisedimeve për pranim

Shqipëria është në “fund të fillimit, jo në fillim të fundit” të hapjes së bisedimeve për pranim në Bashkimin Evropian.

Lajme

12/08/2019 21:59

Kështu ka deklaruar ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, që citoi Winston Churchil, kur u pyet rreth fazës në të cilën ndodhet Shqipëria për t’u bashkuar me bllokun, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Soreca ka shtuar se është bërë shumë progres, por që ka fusha në të cilat administrata e Shqipërisë duhet të punojë, siç është lufta kundër korrupsionit, krimi i organizuar dhe reforma elektorale.

Rreth 91 përqind e popullsisë së Shqipërisë është në favor të hyrjes në BE, por së fundmi kanë qenë Franca dhe Holanda që duke se kanë bllokuar hapjen e negociatave.

Kryeministri Edi Rama ka shprehu zhgënjimin e tij për situatën, duke folur për Euronews, ai ka thënë: “Ne duhet të përballemi me atë që gjithnjë e më shumë marrja e vendimeve nga Këshilli nuk është i bazuar në ato që në bëjmë, ato vende si ne, por në situatën e brendshme ose në dinamikën e brendshme në vendet e ndryshme anëtare”.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë pasur çështje si sundimi i ligjit që ua kanë ngadalësuar ecjen në rrugën e tyre drejt BE-së.