Ambasadori i BE-së në Kosovë reagon pas vendimit të Gjykatës Supreme: “Sulmet kundër gjyqtarëve janë të papranueshme”

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Supreme, e cila e ka cilësuar të kundërligjshme nxjerrjen e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat e qeverisë në detyrë që njëkohësisht janë edhe deputetë. Përmes një postimi në platformën “X”, Orav bëri të ditur se krerët e…

Lajme

16/07/2025 14:28

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Supreme, e cila e ka cilësuar të kundërligjshme nxjerrjen e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat e qeverisë në detyrë që njëkohësisht janë edhe deputetë.

Përmes një postimi në platformën “X”, Orav bëri të ditur se krerët e misioneve të BE-së kanë diskutuar për situatën e krijuar pas këtij vendimi, transmeton lajmi.net

Në reagimin e tij, Orav ka kritikuar ashpër qasjen e qeverisë dhe të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, ndaj Gjykatës Supreme dhe gjyqtarëve të saj.

“Sulmet kundër gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme”, ka shkruar ambasadori Orav.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, në një reagim të bërë dje, kundërshtoi fuqishëm vendimin e Gjykatës Supreme, duke e cilësuar atë si “arbitrar” dhe “të njëanshëm”./lajmi.net/