Ambasadori i BE-së në Kosovë flet për heqjen e masave: Një vendim i tillë kërkon konsensus nga 27 vende anëtare

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka theksuar se rikthimi i kryetarëve serbë në komunat veriore të vendit nuk është i mjaftueshëm për normalizimin e gjendjes atje. Ai gjithashtu foli për masat e BE-së ndaj Kosovës, ku tha se nuk mund të jep një përgjigje përfundimtare. Orav vetëm ka përkujtuar që ish-përfaqësuesi i…

Lajme

18/04/2025 21:31

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka theksuar se rikthimi i kryetarëve serbë në komunat veriore të vendit nuk është i mjaftueshëm për normalizimin e gjendjes atje.

Ai gjithashtu foli për masat e BE-së ndaj Kosovës, ku tha se nuk mund të jep një përgjigje përfundimtare.

Orav vetëm ka përkujtuar që ish-përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme e Siguri në qershor të 2024-s i ka rekomanduar Këshillit Evropian që masat të hiqen. Po ashtu, sipas tij, Këshilli në dhjetor të vitit të kaluar ka theksuar që BE do t’i heqë gradualisht masat ndaj Kosovës dhe paralelisht me hapat e Kosovës për deeskalim.

“Diskutimet brenda Këshillit po vazhdojnë, dhe vendimi nëse masat do të hiqen qëndron përfundimisht te 27 vendet anëtare të BE-së, dhe një vendim i tillë kërkon konsensus”, ka thënë mes të tjerash Orav për Kosovo Online.