Ambasadori Hargreaves në “Bondsteel”: Ky dislokim tregon aftësinë e ushtrisë britanik për të përmbushur angazhimin ndaj NATO-s
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar oficerët dhe ushtarët e Gardës Skoceze të dislokuar në kampin “Bondsteel”. Ky kontingjent është vendosur në Kosovë para një muaji si pjesë e angazhimeve të NATO-s. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadori Hargreaves theksoi se ky dislokim dëshmon përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj sigurisë në…

Lajme
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar oficerët dhe ushtarët e Gardës Skoceze të dislokuar në kampin “Bondsteel”.
Ky kontingjent është vendosur në Kosovë para një muaji si pjesë e angazhimeve të NATO-s.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadori Hargreaves theksoi se ky dislokim dëshmon përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor.
“Kam pasur kënaqësinë të vizitoja oficerët dhe ushtarët e Gardës Skoceze në kampin “Bondsteel” këtë javë. Ata janë atje për të ushtruar një dislokim operativ si Rezerva Strategjike e KFOR-it. Ky dislokim tregon aftësinë e Ushtrisë Britanike për të përmbushur angazhimin ndaj NATO-s dhe tregon mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hargreaves./Lajmi.net/