Ambasadori gjerman vlerëson procesin zgjedhor: Deri tani gjithçka pa probleme
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar se deri tani procesi zgjedhor në vend po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa probleme. Përmes një video-mesazhi, Rudolph tha se ekipi i tij po merr pjesë në monitorimin e zgjedhjeve së bashku me misionin e Bashkimit Evropian në Prishtinë. “Sot është dita e zgjedhjeve…
Lajme
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar se deri tani procesi zgjedhor në vend po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa probleme.
Përmes një video-mesazhi, Rudolph tha se ekipi i tij po merr pjesë në monitorimin e zgjedhjeve së bashku me misionin e Bashkimit Evropian në Prishtinë.
“Sot është dita e zgjedhjeve në Kosovë dhe po marrim pjesë me katër ekipe në ushtrimin e monitorimit të zgjedhjeve të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Aktualisht jam duke vizituar qendrat e votimit në Prishtinë dhe rrethinën e saj. Gjithçka që kam parë deri tani duket e qetë dhe po zhvillohet pa probleme”, u shpreh ai.
Ai shtoi se presin me interes rezultatet e zgjedhjeve në mbrëmje, duke theksuar se procesi deri tani po shkon normalisht.
“Prandaj presim me interes rezultatet e zgjedhjeve sonte. Shihemi atëherë”, deklaroi ambasadori gjerman. /Lajmi.net/