Ambasadori gjerman në Kosovë reagon për sulmet ndaj policisë në veri

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar për sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Lajme

26/04/2022 20:13

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ku ambasadori Rohde ka shpërndarë reagimin e OSBE-së në Kosovë rreth kësaj ngjarje, ai ka thënë se edhe Gjermania e dënon këtë sulm ndaj policisë.

“Ne e dënojmë sulmin e pestë brenda disa jave ndaj Policisë së Kosovës. Mbështesim plotësisht autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës për të sjell autorët para drejtësisë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se zyrtarët policorë të Kosovës janë sulmuar mëngjesin e sotëm për herë të pestë brenda disa ditësh në veri të Mitrovicës.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 08:00, ku cak ishin policët e Kosovës, të cilët shpëtuan falë veturës zyrtare të blinduar. /Lajmi.net/