Ambasadori gjerman i shqetësuar për vonesat në konstituimin e Kuvendit dhe Qeverisë: Veprimi i shpejtë është i domosdoshëm

Prej disa javës është duke vazhduar “bllokada” e Kuvendit të Kosovës, ku nuk po arrihet të konstituohet kuvendi. Kësisoj vendi po mbetet pezull s ai përket formimit të institucioneve drejtuese. E në lidhje me këto vonesa që po bëhen sa i përket konstituimit të Kuvendit ka reaguar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Rohde shprehu…

Lajme

30/04/2025 14:24

Prej disa javës është duke vazhduar “bllokada” e Kuvendit të Kosovës, ku nuk po arrihet të konstituohet kuvendi.

Kësisoj vendi po mbetet pezull s ai përket formimit të institucioneve drejtuese.

E në lidhje me këto vonesa që po bëhen sa i përket konstituimit të Kuvendit ka reaguar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Rohde shprehu shqetësimin e tij në lidhje me vonesat për konstituimin e Kuvendit, rrjedhimisht edhe të Qeverisë.

Rohde pas takimit me presidenten Vjosa Osmani në një postim në rrjetin social Bluesky shkruan se në peizazhin global që po ndryshon me shpejtësi veprimi i shpejtë është i domosdoshëm.

“Në takimin tim me presidenten Osmani, shpreha shqetësimin tim për vonesat në finalizimin e seancës konstituive të Parlamentit dhe formimin e një qeverie pas zgjedhjeve. Në peizazhin global që ndryshon me shpejtësi sot, veprimi i shpejtë është i domosdoshëm – çështjet shtetërore duhet të vijnë gjithmonë para politikës partiake”, shkruan Rohde. /Lajmi.net/