Ambasadori gjerman i kërkon Kurtit zgjedhje sa më të shpejtë të Kryeparlamentarit dhe të formohet Qeveria

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka takuar dje ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Në lidhje me këtë takim është deklaruar vetë Rohde, ku tha se ia kishte bërë të ditur Kurtit rëndësinë që të zgjidhet sa më shpejtë Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe të formohet Qeveria. Gjithashtu Rohde tha se në këtë…

Lajme

10/04/2025 14:20

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka takuar dje ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Në lidhje me këtë takim është deklaruar vetë Rohde, ku tha se ia kishte bërë të ditur Kurtit rëndësinë që të zgjidhet sa më shpejtë Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe të formohet Qeveria.

Gjithashtu Rohde tha se në këtë takim ia theksoi Kurtit edhe përpjekjet që vend ii tij po bën për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosova, transmeton lajmi.net.

“Faleminderit për takimin produktiv Kryeministër! Theksova edhe një herë përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për të hequr sa më shpejt masat ndaj Kosovës. Theksova gjithashtu rëndësinë e zgjedhjes së shpejtë të Kryetarit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re.”/Lajmi.net/