Ambasadori francez: Të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ka përkrahjen tonë të plotë
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese e Kosovës gëzon respekt ndërkombëtar dhe si e tillë duhet të respektohen vendimet e nxjerra nga kjo gjykatë edhe brenda shtetit. Deklaratat e ambasadorit francez vijnë në kohën kur Gjykata Kushtetuese ka pezulluar punën e Kuvendit të Kosovës deri në vendimin për kërkesën e…

Lajme
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese e Kosovës gëzon respekt ndërkombëtar dhe si e tillë duhet të respektohen vendimet e nxjerra nga kjo gjykatë edhe brenda shtetit.
Deklaratat e ambasadorit francez vijnë në kohën kur Gjykata Kushtetuese ka pezulluar punën e Kuvendit të Kosovës deri në vendimin për kërkesën e Listës Serbe lidhur me çështjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Parlamenti nuk ka arritur të zgjedhë nënkryetarin serb, megjithatë kryeparlamentari Dimal Basha e ka shpallur të konstituuar Kuvendin.
I pyetur për qëndrimet e pushtetit aktual ndaj kësaj çështjeje, Guerot tha se nuk dëshiron të komentojë për shkak se çështja është në shqyrtim të Gjykatës Kushtetuese.
“Por dua të them se Kushtetuesja është institucion shumë i respektueshëm jashtë Kosovës. Ajo është pranuar si anëtare e plotë e Asociacionit Evropian të Gjykatave Kushtetueses, si dhe asaj frankofone. Për shkak se respektohet jashtë shtetit, mendoj se duhet të respektohet edhe në Kosovë. Prandaj do të përmbahem nga komentet se çka mund të thonë të tjerët, por do të këshilloja institucionet që të vazhdojnë të respektojnë pavarësinë e gjykatës. Është ndër shtyllat e Republikës së Kosovës dhe e ka përkrahjen tonë të plotë”, deklaroi ai pas debatit për dezinformimin në fushatat zgjedhore të organizuar nga Qendra Mediale në Çagllavicë./Lajmi.net/