Ambasadori finlandez: Duhet pasur kujdes për diskursin në kohë fushate
Tashmë kur edhe jo zyrtarisht ka nisur fushata politike për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, ambasadori i Finlandës në Kosovës, Matti Nissinen këshillon liderët politikë që mos t’iu japin jehonë narrativave të rreme. Sipas tij Kosova duhet të krijojë një elektorat shumë të informuar dhe të ketë një proces demokratik. Këto komente, ambasadori i…
Lajme
Tashmë kur edhe jo zyrtarisht ka nisur fushata politike për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, ambasadori i Finlandës në Kosovës, Matti Nissinen këshillon liderët politikë që mos t’iu japin jehonë narrativave të rreme.
Sipas tij Kosova duhet të krijojë një elektorat shumë të informuar dhe të ketë një proces demokratik.
Këto komente, ambasadori i Finlandës në Kosovës, Matti Nissinen i bëri në kuadër të konferencës “Ndikimi i aktorëve të huaj në sigurinë kombëtare” e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në bashkëpunim me zyrën Konrad Adenauer Stiftung (KAS) .
Ambasadori finlandez tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i mbështes përpjekjet konstruktive të dialogut Kosovë-Serbi për t’i zbutur tensionet mes dy vendeve si dhe të promovojë bashkëjetesë paqësore.
“Pasi që Kosova po përgatitet për zgjedhjet në shkurt, rreziku për polarizimin e shoqërisë dhe këto informacione që e bënë më të rëndësishme me një potencial për të destabilizuar, për tu përballur këto rreziqe, Kosova duhet të zgjerojë mjetet e saja për luftimin e këtyre informacioneve duke rritur mekanizmat dhe duke përmirësuar mekanizmat e fakteve dhe konfirmimin… Figurat publike duhet të marrin parasysh ndikim pak më të gjerë të deklaratave të tyre. Figurat me ndikim duke përfshirë edhe politikanët dhe persona të tjerë dhe personalitete të shquara duhet sigurisht të kenë kujdes që të mos i japin jehonë këtyre narrativave të rrejshme sepse kjo mënyrë e kësaj jehone se si personat e profilit të lartë mund t’i përhapin dhe shpërndajnë edhe më tepër këto lajme. Dhe duhet të krijojmë sisteme të monitorimit që shumë shpejt t’i detektojmë dhe zbulojmë këto informacione të rreme dhe në këtë mënyrë Kosova duhet të krijojë një elektorat shumë të informuar dhe të ketë një proces demokratik”, tha ai.
Ambasadori finlandez në Kosovës teksa shprehu mbështetjen e shtetit të tij për integrimit euro-atlantik të Kosovës, theksoi se një hap i tillë është masë jetike për një të ardhme të sigurt.
“Për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor integrimi në strukturat euro-atlantike nuk është vetëm zgjidhje politike, por është edhe një masë jetike e sigurisë për një të ardhme më të sigurt. Finlanda i mbështet aspiratat e Kosovës për integrimin euro-atlantik dhe është e gatshme t’i ndajë përvojat e saj në përballjen me luftën hibride”, tha ai.