Ambasadori Dell ishte përkrah Thaçit edhe në vitin 2000 (Video)
Hashim Thaçi i kishte hyrë politikës qysh në kohën kur ishte udhëheqës politik i UÇK-së, ndërsa pas luftës ai këtë e kapitalizojë edhe duke e themeluar PDK-në.

Lajme
Në vitin 2000, konkretisht më 28 tetor ishin mbajtur zgjedhjet e para lokale në vend dhe fushata zgjedhore ishte shumë intensive.
Në një video të arkivit të Associeted Press (AP) të datës 13 shtator 2000, PDK-ja mbante tubim zgjedhor në Pallatin 1 Tetori në Prishtinë.
Përveç krerëve të partisë, mysafir nderi ishin edhe kryeadministratori i atëhershëm i UNMIK-ut, Bernard Kouchner si dhe një amerikan, që më vonë do të ishte thellë i involvuar në zgjedhjen e ngërçeve politike në vend, ambasadori Christopher Dell.
Dell aso kohe ishte shef i Zyrës amerikane në Prishtinë, meqë SHBA-të nuk kishin ambasadë ende në Kosovë.
Gjatë fjalës drejtuar të pranishmeve, Thaçi nder tjerash thotë se “është hera e parë që Kosova nuk merr leje nga Serbia për të mbajtur zgjedhje. /Indeksonline/
