Ambasadori britanik uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë, përmend kontributin e Thaçit
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë. Përmes një video-mesazhi të shpërndarë në faqen e tij zyrtare, Hargreaves theksoi se Britania e Madhe ndihet krenare që ka një partner si Kosova. “Ndërsa shohim përpara, ne mbetemi të përkushtuar për të punuar krah…
Lajme
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Përmes një video-mesazhi të shpërndarë në faqen e tij zyrtare, Hargreaves theksoi se Britania e Madhe ndihet krenare që ka një partner si Kosova.
“Ndërsa shohim përpara, ne mbetemi të përkushtuar për të punuar krah për krah me Kosovën për një Evropë të fortë, të sigurt dhe të begatë,” tha ai.
Ambasadori gjithashtu përmendi deklaratën historike të ish-kryeministrit Hashim Thaçi për shpalljen e pavarësisë, duke e konsideruar atë një moment kyç në rrugën e Kosovës drejt sovranitetit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike.
Ky mesazh nënvizon angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur Kosovën në zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. /Lajmi.net/