Ambasadori britanik takon Vjosa Osmanin, flasin për meritokracinë në institucione

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadorin britanik, Nicholas Abbott.

Lajme

09/06/2020 14:48

Në këtë takim u diskutua edhe për çështjet e aktualitetit politik, me theks të veçantë me çështjet që ndërlidhen më dialogun dhe rolin e Kuvendit në këtë proces.

Kryetarja Osmani ka riaktualizuar kërkesën dhe nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ambasadës britanike.

Në këtë kontekst, të dy u dakorduan për rritjen e transparencës dhe meritokracisë në procesin e rekrutimit të anëtarëve të rinj, në agjencitë dhe ndërmarrjet që janë në kuadër të Kuvendit të Kosovës dhe të institucioneve të tjera në nivel të vendit.​ /Lajmi.net/