Ambasadori britanik takon Sabedin Vishin: Biseduam për pasojat për nevojat lokale, nëse buxheti i ri nuk miratohet para fundit të shkurtit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka shkuar sot në Komunën e Kaçanikut për të takuar kryetarin e ri të kësaj komune, Sabedin Vishin. Ai e ka uruar atë për mandatin e tij si kryetar komunë, ndërkaq thotë se diskutuan për planet e tij për Komunën gjatë katër viteve, shkruan lajmi.net “Gjithashtu…

Lajme

16/12/2025 18:06

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka shkuar sot në Komunën e Kaçanikut për të takuar kryetarin e ri të kësaj komune, Sabedin Vishin.

Ai e ka uruar atë për mandatin e tij si kryetar komunë, ndërkaq thotë se diskutuan për planet e tij për Komunën gjatë katër viteve, shkruan lajmi.net

“Gjithashtu diskutuam se sa kritike është që një buxhet i ri të mund të miratohet para fundit të shkurtit dhe sa serioze do të jenë pasojat për nevojat e përditshme lokale nëse kjo dështon. Formimi i shpejtë i një Kuvendi dhe qeverie pas 28 dhjetorit është thelbësor!”, ka shkruar Hargreaves. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: