Ambasadori britanik rithekson mbështetjen për Gjykatën Supreme
Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi ka pritur sot në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar lidhur me gjendjen e fundit në vend, reformën në gjyqësor dhe sfidat me të cilat po përballet ky sistem. “Kryetari Rexhepi duke shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen…

Lajme
Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi ka pritur sot në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar lidhur me gjendjen e fundit në vend, reformën në gjyqësor dhe sfidat me të cilat po përballet ky sistem.
“Kryetari Rexhepi duke shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e Britanisë së Madhe ndaj Kosovës, gjyqësorit dhe Gjykatës Supreme në veçanti, bëri të ditur para Ambasadorit, punën e jashtëzakonshme që është bërë nga gjithë sistemi gjyqësor, sidomos viteve të fundit, përkundër sfidave të vazhdueshme, me të cilat po përballet ky sistem”, thuhet në njoftim.
Kreu i Supremes, sqaroi faktin se përkundër zhvillimeve të fundit, gjyqësori qëndron larg ndikimeve politike, i pavarur, llogaridhënës dhe transparent për punën e tij.
Siç bëhet e ditur në njoftim, ambasadori Hargreaves ritheksoi mbështetjen e Britanisë së Madhe ndaj Gjykatës Supreme, duke potencuar rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së gjyqësorit.