Ambasadori britanik njoftohet nga afër me punën e IPK-së

Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, priti sot në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, të cilin e njoftoi me aktivitetet, të arriturat dhe sfidat në punën e IPK-së. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Hargreaves falënderoi Hodajn për pritjen dhe shprehi vlerësime për punën e përditshme të IPK-së në fuqizimin e integritetit policor dhe…

Lajme

05/06/2025 14:05

Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, priti sot në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, të cilin e njoftoi me aktivitetet, të arriturat dhe sfidat në punën e IPK-së.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Hargreaves falënderoi Hodajn për pritjen dhe shprehi vlerësime për punën e përditshme të IPK-së në fuqizimin e integritetit policor dhe në trajtimin e ankesave të qytetarëve për punën e Policisë.

Poashtu, u shtua se palët mirëpritën mundësinë për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe IPK-së.