Ambasadori britanik i dërgon kushërinjtë për hiking në Malet e Sharrit
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves njoftoi se e ka kaluar fundjavën duke eksploruar në Malet e Sharrit. Ai ka ndarë disa fotografi në rrjetin social Facebook, ndërsa ka treguar se pasuritë mahnitëse natyrore të Kosovës i ka vizituar bashkë me kushërinjtë e tij. “Kur kushërinjtë e mi dhe unë planifikuam të shkonim në hiking…

Lajme
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves njoftoi se e ka kaluar fundjavën duke eksploruar në Malet e Sharrit.
Ai ka ndarë disa fotografi në rrjetin social Facebook, ndërsa ka treguar se pasuritë mahnitëse natyrore të Kosovës i ka vizituar bashkë me kushërinjtë e tij.
“Kur kushërinjtë e mi dhe unë planifikuam të shkonim në hiking këtë fundjavë, nuk prisnim të ishim në borë të thellë! Por kjo i bëri Malet e Sharrit edhe më të bukura se zakonisht. Dhe falë Sasha Iliq – Paja dhe Labi Noti, zbuluam kishën e bukur shpellore pranë Vërbeshticës, një pasuri natyrore mahnitëse e Kosovës e cila shpresoj të ruhet gjithmonë si për komunitetet vendore ashtu edhe për vizitorët”, shkroi ambasadori Hargreaves.