Ambasadori amerikan: Zgjedhjet lokale, kemi identifikuar kandidat me të kaluar kriminale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë identifikuar disa kandidatët me histori të mundshme kriminale të cilët janë zgjedhur nga forcat politike për të garuar në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Lajme

27/04/2015 10:42

Lajmin e bëri publik ambasadori amerikanë në Shqipëri, Doland Lu i cili tha se SHBA-të do të japin më shumë se gjysmë milioni dollarë mbështetje për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve më qëllim që të jenë të lira dhe të ndershme.

“Premtuam se do të shqyrtonim listat e kandidatëve për të kërkuar për emra personash që kanë qenë të arrestuar apo të dënuar për krime të rënda qoftë në Shqipëri apo në vende të tjera. Në përgjithësi ndihemi mirë për listat, nga prania e një numri të madh të grave. Kemi identifikuar disa emra me histori të mundshme kriminale dhe jemi duke i diskutuar rastet e tyre me përgjegjësi. Nxisim gazetarët, OJQ-të dhe qytetarët e thjeshtë të kërkojnë që politikanët të përmbushin kriteret dhe standardet”, u shpreh shefi i diplomacisë amerikane në Tiranë.