Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën sot dhe nesër

Me datën 21 dhe 22 prill 2026, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare, Ambasadori i SHBA-së në NATO, Mathew Whitaker. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës. Policia njoftoi se me datën 21 dhe 22 prill 2026, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë…

Lajme

21/04/2026 08:54

Me datën 21 dhe 22 prill 2026, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare, Ambasadori i SHBA-së në NATO, Mathew Whitaker.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.

Policia njoftoi se me datën 21 dhe 22 prill 2026, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare, Ambasadori i SHBA-së në NATO, z. Matheë Ëhitaker.

“Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë”,thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu në njoftim u tha se “për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”./Lajmi.net/