Ambasadori amerikan citon Bill Clintonin për Reçakun: Akt i qëllimshëm që synonte të mbillte frikë

Ambasadori i SHBA-ve, Jeffrey Hovenier ka mbajtur fjalim në 23-vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Lajme

15/01/2022 11:53

Ai ka thënë se e mbanë mend shumë mirë 15 janarin e vitit 1999 kur në Reçak u masakruan 45 shqiptarë, shkruan lajmi.net.

Hovenier ka rikujtuar fjalët e Bill Clinton që thoshte se ajo që kishte ndodhur në Reçak ishte akt i qëllimshëm që synonte të mbillte frikë.

“Jemi të vetëdijshëm për përpjekjet për të rishkruar historinë dhe keqinterpretuar faktet rreth mizorisë që ndodhi këtu. Siç ka thënë Bill Clinton: Ky ishte një akt i qëllimshëm që synonte të mbillte frikë”, është shprehur Hovenier.

Ambasadori ka folur edhe për mohimin e krimeve, duke thënë se kjo dukur e kthen prapa rajonin.

“Mohimi dhe glorifikimi i krimeve e kthen prapa rajonin. Paqja dhe drejtësia vinë nga pranimi i krimeve të së kaluarës. Kjo është jetike që krimet e tilla të mos ndodhin. Pranimi i së vërtetës është vetëm hapi i parë i drejtësisë”, ka thënë Hovenier. /Lajmi.net/