Ambasadorët i shkojnë në zyre Kurtit – i kërkojnë ratifikim të shpejtë të marrëveshjeve për Planin e Rritjes, ia rikujtojnë rëndësinë e dialogut me Serbinë
Ambasadorët e vendeve evropiane së bashku me shefat e misioneve të BE-së në Kosovë sot i kanë shkuar në zyre kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i BE-së në Kosovë,s Aivo Orav, transmeton lajmi.net. Në postimin e bërë, Orav tha se e uruan Kurtin për procesin zgjedhor fillimisht. Temë…
Lajme
Ambasadorët e vendeve evropiane së bashku me shefat e misioneve të BE-së në Kosovë sot i kanë shkuar në zyre kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Lajmin e ka bërë të ditur shefi i BE-së në Kosovë,s Aivo Orav, transmeton lajmi.net.
Në postimin e bërë, Orav tha se e uruan Kurtin për procesin zgjedhor fillimisht. Temë kryesore e takimit ishte ratifikimi i shpetjë i marrëveshje lidhur me Planin e Rritjes.
Postimi i plotë:
Së bashku me ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë, u takuam me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për të diskutuar zhvillimet pas zgjedhjeve. Përgëzuam procesin zgjedhor që pasqyron një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike dhe nënvizoi rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë. Kërkuam ratifikimin e shpejtë të marrëveshjeve të lidhura me Planin e Rritjes për të sjellë përfitime për popullin e Kosovës. Gjithashtu theksuam se dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mbetet thelbësor për përparimin në rrugët e tyre të integrimit evropian./lajmi.net/
Together w/ EU Ambassadors & Heads of Mission in Kosovo, met Caretaker PM @albinkurti to discuss post-election developments. Commended the electoral process reflecting strong commitment to democratic principles & underscored the importance of swift government formation. pic.twitter.com/zl14PwsqaB
— Aivo Orav (@AivoOrav) January 14, 2026