Ambasadorët gjermanë të rajonit takohen në Tiranë, Rohde: Folëm për sfidat aktuale dhe integrimin në BE
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është deklaruar rreth takimit që ka pasur me ambasadorët e tjerë nga ky shtet në vendet e tjera të rajonit, në Tiranë. Rohde, ka thënë se me ambasadorët e tjerë gjermanë kanë diskutuar për sfidat aktuale në rajon si edhe për lidhjen rajonale. Ambasadori gjerman, në postimin e…

Lajme
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është deklaruar rreth takimit që ka pasur me ambasadorët e tjerë nga ky shtet në vendet e tjera të rajonit, në Tiranë.
Rohde, ka thënë se me ambasadorët e tjerë gjermanë kanë diskutuar për sfidat aktuale në rajon si edhe për lidhjen rajonale.
Ambasadori gjerman, në postimin e tij të bërë ka njoftuar edhe se, pjesë e diskutimeve ka qenë edhe integrimi në BE.
‘‘Sapo përfundoi një konferencë rajonale frymëzuese për ambasadorët e Gjermanisë në Tiranë! Ishte e mrekullueshme të takohesha dhe të shkëmbeja me kolegë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe nga Berlini. Diskutuam sfidat aktuale në rajon dhe ndikimet e qëllimshme, integrimin në BE dhe lidhjen rajonale’’, ka shkruar Rohde.