Ambasada gjermane tregon 5 arsyet pse gjermanët e duan ushqimin kosovar: Nga qebapët e deri tek flija

Një nga përfitimet e të qenit diplomat është të provosh shije nga e gjithë bota, thotë ambasada gjermane në Prishtinë. Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e Gjermanisë ka ndarë ushqimet e preferuar kosovare të diplomatëve të saj. Ambasadori Jorn Rohde zgjodhi flinë, të cilën ka provuar edhe ta gatuajë në një nga rajonet e…

Lajme

28/02/2025 14:33

Një nga përfitimet e të qenit diplomat është të provosh shije nga e gjithë bota, thotë ambasada gjermane në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e Gjermanisë ka ndarë ushqimet e preferuar kosovare të diplomatëve të saj.

Ambasadori Jorn Rohde zgjodhi flinë, të cilën ka provuar edhe ta gatuajë në një nga rajonet e Kosovës.

“Ekipi ynë i Ambasadës, përfshirë ambasadorin Rohde, është i lidhur me kuzhinën kosovare! Nga qebapat që të shkojnë lëng për goje deri te flija e shijshme, zbuloni pesë gatimet tradicionale lokale të preferuara të kolegëve tanë”, shkroi ambasada.

Më poshtë shihni se cilat ushqime kanë zgjedhur diplomatët gjermanë.