Ambasada gjermane ripublikon deklaratën e kancelarit Merz: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE
Ambasada gjermane në Kosovë ka shpërndarë sot mesazhin e dhënë nga kancelari gjerman, Friedrich Merz se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. “Vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin familjes sonë evropiane – e ardhmja e tyre është në BE.”, ka thënë kancelari gjerman Merz në Samitin e Procesit të Berlinit…
Lajme
Ambasada gjermane në Kosovë ka shpërndarë sot mesazhin e dhënë nga kancelari gjerman, Friedrich Merz se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin familjes sonë evropiane – e ardhmja e tyre është në BE.”, ka thënë kancelari gjerman Merz në Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Londër.
“Kancelari Federal Merz theksoi mbështetjen e plotë të Gjermanisë për anëtarësimin e rajonit në BE dhe vuri në dukje rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta në: amigracion, siguri, ekonomi, krimin e organizuar dhe kërcënimet hibride”, thuhet në ripostimin e ambasadës, transmeton lajmi.net.
Ambasada gjermane potencon se Procesi i Berlinit mbetet një platformë e fortë për bashkëpunim dhe përparim të përbashkët në të gjitha fushat./Lajmi.net/