Ambasada gjermane: Kosova nuk ka kohë për të humbur, shpresojmë të formohen institucionet
Në ditën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës nga legjislaturës e 11-të me radhë, ka reaguar edhe Ambasada e Gjermanisë. Në reagim nga ambasada bëhet thirrje që institucionet të formohen sa më shpejtë. Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë u ka bërë thirrje partive politike që të formojnë sa më shpejt institucionet e reja, transmeton lajmi.net.…
Lajme
Në ditën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës nga legjislaturës e 11-të me radhë, ka reaguar edhe Ambasada e Gjermanisë.
Në reagim nga ambasada bëhet thirrje që institucionet të formohen sa më shpejtë.
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë u ka bërë thirrje partive politike që të formojnë sa më shpejt institucionet e reja, transmeton lajmi.net.
“Kosova nuk ka kohë për të humbur. Shpresojmë që institucionet e reja të formohen në kohën e duhur dhe për një mandat të plotë”, thuhet në reagim.
Ambasada nuk komentoi negociatat mes partive politike, por theksoi rëndësinë e vazhdimit të agjendës evropiane./Lajmi.net/