Ambasada e SHBA-ve: Shpresojmë ta thellojmë partneritetin me Qeverinë e re, kërkohen veprime për ta avancuar agjendën e përbashkët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë shpreson që të thellojë  partneritetin me Qeverinë e Kosovës përfshirë  edhe rifillimin e dialogut strategjik por tha për RTV21 se kjo do të kërkojë veprime nga qeveria  për të avancuar agjendën e përbashkët të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik. “Shpresojmë të thellojmë partneritetin…

Lajme

30/12/2025 20:50

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë shpreson që të thellojë  partneritetin me Qeverinë e Kosovës përfshirë  edhe rifillimin e dialogut strategjik por tha për RTV21 se kjo do të kërkojë veprime nga qeveria  për të avancuar agjendën e përbashkët të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik.

“Shpresojmë të thellojmë partneritetin tonë me qeverinë e Kosovës, duke përfshirë edhe rifillimin e dialogut tonë strategjik. Kjo do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës për të avancuar agjendën tonë të përbashkët të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik, tha një zëdhënës i ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

Dialogu strategjik me SHBA-së ishte pezulluar në shtator të këtij viti  për shkak të veprimeve të qeverisë  në detyrë që sipas ShBA-së  kishin rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë duke vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta.