Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë paralajmëron shtetasit amerikanë: Kujdes në mbrëmje
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, u ka dërguar një email shtetasve të saj, duke i kërkuar atyre të kenë kujdes kur ecin në rrugë, e sidomos gjatë mbrëmjes.

Lajme
Ambasada e ShBA-ve në Kosovë, njofton qytetarët amerikan për raportimet për plaçkitjet e fundit në mëngjeset e hershme dhe në mëngjes. Gjatë sezonit të festave, qytetarët amerikanë duhet të jenë vigjilentë kur ecin në rrugë. Shmangni ecjet kur jeni vetëm, sidomos gjatë mbrëmjes. Nëse ju duhet të shëtitini, shmangni zonat e izoluara, tunelet”, thuhet në emailin e Ambasadës.