Ambasada e SHBA-ve: Dhuna në familje është krim, mos e duroni raportoni

Ambasada e SHBA-ve bën thirrje që rastet e dhunës në familje të raportohen menjëherë. Kjo ambasadë ka marrë iniciativën që të sensibilizojë qytetarët e vendit që të raportojnë dhunën në familje. Kjo iniciativë e tyre ka ardhur si shkas i vrasjeve të fundit të grave në vend. “Bazuar në raporte dhe hulumtime të ndryshme të…

Lajme

20/04/2024 10:25

Ambasada e SHBA-ve bën thirrje që rastet e dhunës në familje të raportohen menjëherë.

Kjo ambasadë ka marrë iniciativën që të sensibilizojë qytetarët e vendit që të raportojnë dhunën në familje. Kjo iniciativë e tyre ka ardhur si shkas i vrasjeve të fundit të grave në vend.

“Bazuar në raporte dhe hulumtime të ndryshme të organizatave të shoqërisë civile, dhuna në familje vazhdon të jetë një nga krimet më të paraportuara në Kosovë. Dhuna në familje nuk duhet parë si një çështje private apo si një çështje familjare. Dhuna në familje është KRIM. Mos e duroni, raportoni: 0800 11 112 ose 192”, thuhet në postimin e Ambasadës.