Ambasada e ShBA-së uron ushtarët e rinj të FSK-së: Krenarë që festojmë së bashku këtë moment historik
Ambasada e ShBA-së ka uruar ushtarët e rinj të FSK-së. Atasheu i Mbrojtjes i ShBA-së në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Koloneli AJ Berg, mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës – Klasa 01/2025. “Jemi krenarë që festojmë së bashku këtë moment historik të rëndësishëm, dedikimin, disiplinën dhe…

Lajme
Ambasada e ShBA-së ka uruar ushtarët e rinj të FSK-së.
Atasheu i Mbrojtjes i ShBA-së në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Koloneli AJ Berg, mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës – Klasa 01/2025.
“Jemi krenarë që festojmë së bashku këtë moment historik të rëndësishëm, dedikimin, disiplinën dhe përkushtimi juaj për shërbim shënojnë fillimin e një rrugëtimi të nderuar në mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta demokratike”, u tha në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë./Lajmi.net/