Ambasada e SHBA-së uron ambasadorin Wendt: Do të mbështesë vizionin e Trumpit
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas konfirmimit të Gjenerallejtënantit në pension Eric Wendt si ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Përmes një postimi, ambasada e ka uruar Wendt për detyrën e re, duke theksuar se në Tiranë ai do të punojë në mbështetje të vizionit të Presidentit Donald Trump për sigurinë…
Lajme
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas konfirmimit të Gjenerallejtënantit në pension Eric Wendt si ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Përmes një postimi, ambasada e ka uruar Wendt për detyrën e re, duke theksuar se në Tiranë ai do të punojë në mbështetje të vizionit të Presidentit Donald Trump për sigurinë e përbashkët, forcimin e NATO-s dhe krijimin e marrëveshjeve të drejta për bizneset amerikane, raporton Tch.
Reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:
U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Wendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane