Ambasada e SHBA-së reagon pas moscertifikimit të Listës Serbe: Përpjekjet përçarëse të VV-së, dëmtojnë rifillimin e dialogut tonë strategjik

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka reaguar pasi KQZ në mbledhjen e djeshme nuk e ka certifikuar Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit. Nga kjo ambasadë kanë thënë se “përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjese në zgjedhjet…

Lajme

03/12/2025 09:59

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka reaguar pasi KQZ në mbledhjen e djeshme nuk e ka certifikuar Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit.

Nga kjo ambasadë kanë thënë se “përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjese në zgjedhjet e Kosovës, janë dritëshkurtra dhe përçarëse.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të çuar përpara mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës”, kanë thënë nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë.

Komisioni Qendror Zgjedhor, me dy vota për, dy kundër, dhe pesë abstenime nuk e ka certifikuar dje për pjesëmarrje Listën Serbe në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Pesë abstenimet nga anëtarët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, kanë abstenuar duke u thirrur në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme se një subjekt i regjistruar është automatikisht i certifikuar.

VV votoi kundër. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: