​Ambasada e SHBA-së: Poseduesit e vizave amerikane të respektojnë rregullat ose do t’i revokojmë

Departamenti Amerikan i Shtetit është i përkushtuar ta bëjë Amerikën më të sigurtë përmes politikave më kërkuese. Një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët, duke garantuar sigurinë dhe integritetin e kombit tonë, shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë në faqen e saj në rrjetet sociale. ”Ne po i kontrollojmë…

Lajme

23/03/2025 13:36

Departamenti Amerikan i Shtetit është i përkushtuar ta bëjë Amerikën më të sigurtë përmes politikave më kërkuese.

Një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët, duke garantuar sigurinë dhe integritetin e kombit tonë, shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë në faqen e saj në rrjetet sociale.

”Ne po i kontrollojmë mbajtësit e vizave amerikane për t’u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat në SHBA”, shkruan ambasada.

”Ne do ua revokojmë dhe do i dëbojmë nga territori amerikan në rast se ata nuk respektojnë rregullat”, përfundon deklarata e ambasadës.