Ambasada e SHBA-së në Kosovë shpërndan postimin e DASH: Trump ndaloi shtatë luftëra – përfshirë edhe Kosovë-Serbi
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka ndarë sot në Facebook një postim nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së (DASH), i titulluar “Presidenti i Paqes”, ku i atribuohet presidentit Donald Trump ndalja e shtatë luftërave brenda një periudhe shtatëmujore – përfshirë edhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Në postim theksohet se “Presidenti Trump, ‘Presidenti…

Lajme
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka ndarë sot në Facebook një postim nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së (DASH), i titulluar “Presidenti i Paqes”, ku i atribuohet presidentit Donald Trump ndalja e shtatë luftërave brenda një periudhe shtatëmujore – përfshirë edhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
Në postim theksohet se “Presidenti Trump, ‘Presidenti i Paqes’, ndaloi shtatë luftëra për shtatë muaj”, raporton lajmi.net
DASH liston shtetet ku, sipas tyre, është arritur ndalimi i konflikteve:
Kolumbia – Tajlandë
Kosovë – Serbi
Republika Demokratike e Kongos – Ruanda
Pakistan – Indi
Izrael – Iran
Egjipt – Etiopi
Armeni – Azerbajxhan./Lajmi.net/