Ambasada e SHBA me një video rekapitulon vizitën e Whitaker në Kosovë

Ambasada amerikane në Prishtinë ka shkruar se janë të nderuar që kanë organizuar vizitën e ambasadorit amerikan në NATO, Mattheë Whitaker, duke numëruar takimet që diplomati amerikan ka pasur në Kosovë. “Ambasada e SHBA-së ishte krenare që lehtësoi vizitën e Ambasadorit Whitaker në Kosovë. Gjatë udhëtimit të tij, Ambasadori Whitaker u takua me udhëheqësit e…

Lajme

22/04/2026 16:05

Ambasada amerikane në Prishtinë ka shkruar se janë të nderuar që kanë organizuar vizitën e ambasadorit amerikan në NATO, Mattheë Whitaker, duke numëruar takimet që diplomati amerikan ka pasur në Kosovë.

“Ambasada e SHBA-së ishte krenare që lehtësoi vizitën e Ambasadorit Whitaker në Kosovë. Gjatë udhëtimit të tij, Ambasadori Whitaker u takua me udhëheqësit e Kosovës, personelin ushtarak amerikan dhe partnerët që punojnë për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin e vendit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada amerikane shkroi se vizita e tij nxori në pah kontributet në rritje të Kosovës në përpjekjet e SHBA-së për t’u përballur me sfidat globale dhe rëndësinë e bashkëpunimit përmes KFOR-it dhe Programit të Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare me Iowan.

“Së bashku, Shtetet e Bashkuara dhe Kosova vazhdojnë të përparojnë interesat e përbashkëta të sigurisë dhe të forcojnë stabilitetin rajonal”, përfundon njoftimi.

VIDEO