Ambasada e Kosovës në Zvicër monitoron situatën në Crans-Montana, qytetarët mund të kontaktojnë dy numra
Ambasada e Kosovës në Bern, Zvicër, ka njoftuar se po monitoron nga afër zhvillimet e fundit në Crans-Montana dhe është në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët kosovarë. Në një njoftim zyrtar, ambasada ka vënë në dispozicion dy numra emergjentë për të ofruar mbështetje: Numri emergjent i ambasadës: +41 77 479 11 86 Numri emergjent zviceran…
Lajme
Ambasada e Kosovës në Bern, Zvicër, ka njoftuar se po monitoron nga afër zhvillimet e fundit në Crans-Montana dhe është në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët kosovarë.
Në një njoftim zyrtar, ambasada ka vënë në dispozicion dy numra emergjentë për të ofruar mbështetje:
-
Numri emergjent i ambasadës: +41 77 479 11 86
-
Numri emergjent zviceran për familjet e brengosura: +41 848 112 117
Sipas informacioneve nga Policia zvicerane, në aksidentin tragjik në Crans-Montana kanë humbur jetën të paktën 40 persona, ndërsa mbi 100 të tjerë janë të plagosur.
Ambasada u bën thirrje qytetarëve kosovarë që ndodhen në zonë të qëndrojnë të qetë dhe të kontaktojnë menjëherë nëse kanë nevojë për ndihmë. /Lajmi.net/