Ambasada e Kosovës në Uashington shpreh ngushëllime për vrasjen e dy zyrtarëve izraelitë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington ka reaguar pas vrasjes së dy zyrtarëve të Ambasadës së Izraelit, Yaron Lischinsky dhe Sarah Lin Milgrim, duke e cilësuar këtë ngjarje si tronditëse dhe tragjike. Përmes një postimi në Facebook, ky institucion ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tij me familjet e viktimave dhe kolegët e tyre…

Lajme

22/05/2025 14:49

Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington ka reaguar pas vrasjes së dy zyrtarëve të Ambasadës së Izraelit, Yaron Lischinsky dhe Sarah Lin Milgrim, duke e cilësuar këtë ngjarje si tronditëse dhe tragjike.

Përmes një postimi në Facebook, ky institucion ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tij me familjet e viktimave dhe kolegët e tyre në shërbimin diplomatik të Izraelit.

“Ngushëllimet tona më të thella u shkojnë familjeve të tyre, më të dashurve të tyre dhe kolegëve në Ambasadën e Izraelit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës.

“Ne bashkëndjejmë me ju për këtë humbje tragjike”, përfundon mesazhi i ngushëllimit.