Ministria e Jashtme e Kosovës: Ndalimi i Haradinaj në Slloveni po sqarohet dhe mbyllet shumë shpejtë
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, bënë të ditur se ndalimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, është duke u sqaruar dhe pritet të mbyllet shumë shpejtë.
Lajme
Artan Behramaj, zyrtar për informim në MPJ, ka thënë për lajmi.net, se Ambasada e Kosovës në Slloveni është informuar për ndalimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet sllovene dhe ka vendosur kontaktet me autoritetet përgjegjëse, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Brendshme të Sllovenise për të sqaruar rrethanat e ndalimit të Haradinajt.
Tutje, ai ka bërë të ditur për lajmi.net, se çështja është duke u sqaruar dhe pritet të mbyllet shumë shpejtë. (lajmi.net)