Ambasada e Kosovës në Kroaci shpërndan ujë dhe pako ushqimore për mërgimtarët që po presin në kufirin në Bajakovo
Me rastin e fluksit të shtuar të udhëtarëve gjatë sezonit veror, stafi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë ishte sot i pranishëm në Pikën Kufitare Bajakovo, ku shpërndau ujë dhe pako ushqimore për bashkatdhetarët tanë në pritje të kalimit kufitar. Përmes një postimi në Facebook, nga kjo ambasadë kanë thënë se…
Lajme
Me rastin e fluksit të shtuar të udhëtarëve gjatë sezonit veror, stafi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë ishte sot i pranishëm në Pikën Kufitare Bajakovo, ku shpërndau ujë dhe pako ushqimore për bashkatdhetarët tanë në pritje të kalimit kufitar.
Përmes një postimi në Facebook, nga kjo ambasadë kanë thënë se edhe pse kolonat e automjeteve janë të gjata, sipas informacioneve të marra nga autoritetet kompetente, koha e pritjes për kalimin e kufirit aktualisht është vetëm 10–15 minuta.
Ata kanë thënë se në funksion janë tetë korsi hyrëse, ndërsa autoritetet kroate po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar një qarkullim sa më të shpejtë dhe efikas.
“Kolonat janë kryesisht pasojë e zbatimit të Sistemit EES (Entry/Exit System), i cili ka sjellë procedura të reja të kontrollit kufitar dhe ka ndikuar në ngadalësimin e përkohshëm të qarkullimit. Në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës, shprehim falënderimin tonë të veçantë për z. Hakif Qenaj, i cili dhuroi pakot ushqimore të shpërndara për udhëtarët. Kontributi i tij përfaqëson një akt të çmuar solidariteti dhe kujdesi ndaj bashkatdhetarëve tanë”, thuhet në njoftim.
Ata kanë thënë se do të vazhdojnë të jetë pranë qytetarëve duke monitoruar situatën në pikat kufitare dhe duke ofruar mbështetje sa herë që kjo është e nevojshme.
“U dëshirojmë të gjithë bashkatdhetarëve tanë një udhëtim të sigurt dhe të mbarë”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: