Ambasada e Kosovës në Kroaci: Fluturimi Riad–Prishtinë mundësoi riatdhesimin e shtetasve të Bosnjës

Ambasada e Kosovës në Kroaci ka njoftuar se pas një kërkese të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjës dhe Hercegovinës u bë i mundshëm fluturimi i mbrëmshëm Riad-Prishtinë për riatdhesimi e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës nga Arabia Saudite. Ambasada gjithashtu njoftoi se kjo kërkesë ishte drejtuar përmes kanaleve diplomatike, ndërsa operacioni…

Lajme

12/03/2026 10:34

Ambasada e Kosovës në Kroaci ka njoftuar se pas një kërkese të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjës dhe Hercegovinës u bë i mundshëm fluturimi i mbrëmshëm Riad-Prishtinë për riatdhesimi e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës nga Arabia Saudite.

Ambasada gjithashtu njoftoi se kjo kërkesë ishte drejtuar përmes kanaleve diplomatike, ndërsa operacioni u organizua dhe u realizua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me institucione të tjera të vendit.

“Republika e Kosovës edhe një herë dëshmoi se bashkëpunimi ndërmjet shteteve në rajon është thelbësor në tejkalimin e vështirësive që mund të kenë qytetarët e vendeve në rajonin tonë. Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb, falënderon institucionet e përfshira dhe të gjithë ata që kontribuan, për përgjigjen e shpejtë dhe efikasitetin e treguar”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/