Ambasada e Kosovës në Gjermani dhe konsullata në Danimakë me aktivitete për 12 Qershorin

Ambasadat e Kosovës në Berlin dhe misionet konsullore në Gjermani dhe Danimarkë kanë bërë të ditur se për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës, 12 qershor, do të organizojnë një sërë aktivitetesh kulturore dhe festive. Në një postim në Facebook, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka theksuar se këto aktivitete do të…

Lajme

06/06/2025 19:17

Ambasadat e Kosovës në Berlin dhe misionet konsullore në Gjermani dhe Danimarkë kanë bërë të ditur se për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës, 12 qershor, do të organizojnë një sërë aktivitetesh kulturore dhe festive.

Në një postim në Facebook, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka theksuar se këto aktivitete do të organizohen në Berlin, Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, Kopenhagë, München dhe Stuttgart.

“Këto ngjarje do të sjellin një mozaik të madh aktivitetesh: nga koncerte dhe shfaqje filmike, tek ekspozita fotografike, prezantime letrare, ngjarje sportive dhe biseda frymëzuese me artistë, regjisorë, sportistë dhe përfaqësues të shquar të diasporës sonë”.

“Ju ftojmë që, kudo që ndodheni, të bëheni pjesë e kësaj feste të përbashkët – duke i dhënë kuptim, jehonë dhe madhështi Ditës së Çlirimit, me krenari për të kaluarën dhe besim në të ardhmen tonë të përbashkët”, ka thënë Ajeti.