Ambasada e Kosovës në Austri njofton se të gjitha shërbimet konsullore ofrohen vetëm me termin të caktuar paraprakisht
Ambasada e Kosovës në Austri ka njoftuar se të gjitha shërbimet konsullore tani ofrohen vetëm me termin të caktuar paraprakisht. Siç ka njoftuar kjo ambasadë, terminet mund të caktohen përmes platformës e-Kosova. Udhëzime për caktimin e terminit në E-Kosova: – Hyni në platformën eKosova – Zgjidhni : Shërbimet Konsullore – Klikoni: Terminet për misionet diplomatike…

Lajme
Ambasada e Kosovës në Austri ka njoftuar se të gjitha shërbimet konsullore tani ofrohen vetëm me termin të caktuar paraprakisht.
Siç ka njoftuar kjo ambasadë, terminet mund të caktohen përmes platformës e-Kosova.
Udhëzime për caktimin e terminit në E-Kosova:
– Hyni në platformën eKosova
– Zgjidhni : Shërbimet Konsullore
– Klikoni: Terminet për misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës
– Zgjidhni: Ambasada – Austria, Vjenë
– Zgjidhni shërbimin përkatës dhe vazhdoni me aplikimin
Sipas terminit të caktuar, ju lutemi të paraqiteni në: Shërbimi Konsullor – Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri
Adresa: Wohllebengasse 4, Top 3, 1040 Vjenë
Për informacione shtesë, mund të na kontaktoni në: Email: [email protected]
Tel: +43 1 504 74 00
Orari i punës me qytetarë: E hënë – E enjte: 09:00 – 12:00 dhe 13:30 – 15:30