Ambasada e Italisë deklarohet për takimin me Kurtin: Është theksuar nevoja për të formuar sa më shpejt një Qeveri të re

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it janë takuar sot me kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurtin. Në lidhje me këtë takim ka shkruar ambasada e Italisë në Kosovë në një postim në Facebook, shkruan lajmi.net. Në postimin e ambasadës thuhet se është theksuar nevoja për formimin sa më të shpejtë të një qeverie të re.…

Lajme

12/05/2025 17:35

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it janë takuar sot me kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurtin.

Në lidhje me këtë takim ka shkruar ambasada e Italisë në Kosovë në një postim në Facebook, shkruan lajmi.net.

Në postimin e ambasadës thuhet se është theksuar nevoja për formimin sa më të shpejtë të një qeverie të re.

“Sot ambasadorët e QUINT-it janë takuar me kryeministrin në detyrë Kurti. Është theksuar nevoja për të formuar sa më shpejt një qeveri të re, që Kosova të ecën para drejt prioriteteve kyç si avancimi drejt integrimit Euro-Atlantik”, ka shkruar ambasada italiane.