Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë për stërvitjet NATO- Serbi: Mesazh i fortë për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, deklaron se ushtrimi NATO-Serbia 2026, dërgon një mesazh të fortë për Ballkanin Perëndimor. Për këtë ushtrim, në postimin e Ambasadës theksohet: ➡️ Siguria dhe stabiliteti në rajon mund të garantohen vetëm në planin afatgjatë përmes përpjekjeve të përbashkëta. Ushtrimi shënon një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin praktik midis NATO-s dhe…
Lajme
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, deklaron se ushtrimi NATO-Serbia 2026, dërgon një mesazh të fortë për Ballkanin Perëndimor.
Për këtë ushtrim, në postimin e Ambasadës theksohet:
➡️ Siguria dhe stabiliteti në rajon mund të garantohen vetëm në planin afatgjatë përmes përpjekjeve të përbashkëta.
Ushtrimi shënon një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin praktik midis NATO-s dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ky bashkëpunim shkon përtej çështjeve ushtarake:
➡️ nga menaxhimi i krizave dhe ndihma në rast fatkeqësish deri te siguria energjetike dhe mjedisore.
Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon është dhe do të mbetet një qëllim i përbashkët strategjik i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe NATO-s!