Ambasada Britanike feston 200 vjetorin e djegies së Shtëpisë së Bardhë
Dje është shënuar 200 vjetori, kur ushtarët britanikë i vunë zjarrin në Shtëpinë së Bardhë, gjatë Luftës së vitit 1812, dhe ambasada britanike në Uashington e festoi këtë datë.

Bota
Shënimi i kësaj date u shpërnda si me shaka në Twitter nga ambasada britanike, por nuk është se u prit mirë nga të gjithë amerikanët.
Dikush komentoi duke thënë se mendon që kjo është një shaka e dobët.
Menjëherë pasi reagimi i kërkim faljes nga ana e ambasadës, të cilët thanë se nuk po mendonin seriozisht ta sulmonin Shtëpinë e Bardhë me qirinj të ditëlindjes.
Ata shpërndanë edhe një shkrim të Zëvendës Shefit të Misionit britanik Patrick Davies, botuar në Huffington Post, i cili fletë historinë britaniko-amerikane të asaj kohe dhe marrëdhëniet e sotme mes dy shteteve.
Por në fakt një organizim i tillë ishte bërë për të shënuar 200 vjetorin e paqes mes SHBA-ve dhe Britanisë. (lajmi.net)