Ambasada amerikane ‘vi të kuqe’ deputetëve Selimi, Haradinaj e Berisha
Një grup prej rreth 15 deputetësh të Kuvendit të Kosovës janë ftuar për një vizitë në një bazë ushtarake në Gjermani.

Lajme
Lista me emrat e delegacionit parlamentar nga Kosova, i ftuar në bazën ushtarake amerikane, fillimisht ishte dërguar për verifikim në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, ku edhe kishte marrë aprovimin, por jo për të gjithë emrat.
Burime të lajmi.net, bëjnë të ditur se, Ambasada ka kthyer përgjigje te institucioni nikoqir, duke nënvizuar emrat e të paktën tre deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si persona që nuk duhet të jenë pjesë e këtij delegacioni.
“Testin e pastërtisë” (clearance report), sipas këtij burimi, nuk kanë arritur ta kalojnë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ai i AAK-së, Daut Haradinaj, dhe deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha.
Lajmi.net, ka mësuar të paktën edhe dy nga emrat e deputetëve kosovarë do të jenë pjesë e kësaj vizite. Është, deputetja e LDK-së, Doruntina Maloku dhe deputeti i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka. (lajmi.net)