Ambasada amerikane uron Kosovën për fitoren historike ndaj Sllovakisë

Kosova ka arritur një fitore të jashtëzakonshme në futboll, duke mposhtur Sllovakinë me rezultat 3-4 në Bratislavë, pas një përmbysjeje spektakolare në një ndeshje plot dramë dhe emocione. Ky sukses i madh e çon përfaqësuesen e Kosovës në finalen e “play-off”-it për Kampionatin Botëror. Pas këtij triumfi historik, reagime të shumta kanë ardhur nga institucione…

Lajme

27/03/2026 17:31

Kosova ka arritur një fitore të jashtëzakonshme në futboll, duke mposhtur Sllovakinë me rezultat 3-4 në Bratislavë, pas një përmbysjeje spektakolare në një ndeshje plot dramë dhe emocione.

Ky sukses i madh e çon përfaqësuesen e Kosovës në finalen e “play-off”-it për Kampionatin Botëror.

Pas këtij triumfi historik, reagime të shumta kanë ardhur nga institucione të ndryshme, përfshirë edhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, e cila e ka përgëzuar Kosovën për këtë arritje.

“Urime Kosovë për këtë fitore historike” – shkroi ambasada e Amerikës në Facebook.

Në ndeshjen e radhës, Kosova do të përballet me Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, të martën nga ora 20:45, në përpjekje për të siguruar një vend në Kampionatin Botëror.