Ambasada amerikane: Riafirmojmë angazhimin tonë për të ardhme më të sigurt, bashkë me miqtë tanë kosovarë

Shtetet e Bashkuara shënojnë dhe kremtojnë sot përvjetorin e 249 të pavarësisë së vendit nga Mbretëria e Bashkuar. Me këtë rast, Ambasada amerikane në Kosovë ka riafirmuar angazhimin e tyre për një të ardhme më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë “bashkë me miqtë tanë kosovarë”. “Sot, Shtetet e Bashkuara festojnë frymën…

Lajme

04/07/2025 10:54

Shtetet e Bashkuara shënojnë dhe kremtojnë sot përvjetorin e 249 të pavarësisë së vendit nga Mbretëria e Bashkuar.

Me këtë rast, Ambasada amerikane në Kosovë ka riafirmuar angazhimin e tyre për një të ardhme më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë “bashkë me miqtë tanë kosovarë”.

“Sot, Shtetet e Bashkuara festojnë frymën e patundur të lirisë, guximin e themeluesve tanë dhe forcën e demokracisë sonë”,thuhet në publikimin e ambasadës në “X”, transmeton lajmi.net.

“Ndërsa Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e 249-të të Pavarësisë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë — së bashku me miqtë tanë kosovarë”./Lajmi.net/