Ambasada Amerikane në Prishtinë: SHBA dhe Kosova, ekipet tona favorite

Ambasada Amerikane në Prishtinë e ka mirëpritur debutimin e Kosovës në Olimpiadën Dimërore “PyeongChang 2018”.

Lajme

09/02/2018 17:54

Kjo ambasadë në rrjetet sociale e ka shpërndarë fotografinë e ekipit tytë Kosovë dhe atë të SHBA-së.

Madje kjo ambasadë ka thënë se janë dy ekipet favorite të tyre në këtë olimpiadë.

Albin Tahiri ishte ai që e mbante Flamurin e Kosovës në ditën e sotme hapëse.

Kosova ka vetëm një garues në këto lojëra olimpike dimërore,  duke defiluar në ceremoninë hapëse krahas asaj të ekipit olimpik amerikan.

Për SHBA-të, flamurin e barti Erin Hamlin.

Në këtë LOD që mbahen në Pyeongchang do të marrin pjesë 2900 atletë nga 90 shtete.

SHBA-të

SHBA-të shihen si favoritë për të marr numër të mëdha medaljesh, pasi në skuadër kanë emra të mëdhenj si LIndsey Vonn, Mikaela Shiffrin, Shaun White, Chloe Kim dhe Nathan Chen.