Ambasada Amerikane në Kosovë paralajmëron për rreziqe globale ndaj qytetarëve amerikanë: Situata kërkon vigjilencë të shtuar
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka ngritur alarmin për sigurinë, duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar. Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada ka përcjellë mesazhin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili lidhet me zhvillimet e fundit dhe tensionet globale. Në njoftim theksohet…
Lajme
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka ngritur alarmin për sigurinë, duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar.
Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada ka përcjellë mesazhin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili lidhet me zhvillimet e fundit dhe tensionet globale.
Në njoftim theksohet se amerikanët në mbarë botën duhet të jenë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë të publikuara nga ambasadat dhe konsullatat përkatëse.
Po ashtu, paralajmërohet se situata e sigurisë mund të ndikojë edhe në udhëtime, përfshirë ndërprerje të mundshme të fluturimeve apo kufizime në hapësirën ajrore.
Ambasada u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të qëndrojnë të informuar përmes kanaleve zyrtare dhe të respektojnë rekomandimet e autoriteteve, në mënyrë që të shmangen rreziqet e mundshme.
“Kujdes në të Gjithë Botën: Departamenti i Shtetit këshillon amerikanët në të gjithë botën, dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme, të tregojnë kujdes të shtuar. Amerikanët jashtë vendit duhet të ndjekin udhëzimet në alarmet e sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e SHBA-së. Mbylljet periodike të hapësirës ajrore mund të shkaktojnë ndërprerje të udhëtimit. Objektet diplomatike të SHBA-së, përfshirë ato jashtë Lindjes së Mesme, janë shënjestruar. Grupet mbështetëse të Iranit mund të shënjestrojnë interesa të tjera të SHBA-së jashtë vendit ose vende të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe/ose amerikanët në të gjithë botën”, thuhet në njoftim.