Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në iniciativën “Kosovo Sings Freedom 250”, e organizuar në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada vlerësoi kontributin e pjesëmarrësve nga mbarë Kosova, duke theksuar se muzika e tyre ndihmoi që ky përvjetor të shndërrohej në një festë mbarëkombëtare.
“Faleminderit, Kosovë! Faleminderit të gjithëve në mbarë Kosovën që morën pjesë në #KosovoSingsFreedom250. Muzika juaj ndihmoi në shndërrimin e 250-vjetorit të Amerikës në një festë mbarëkombëtare”, thuhet në mesazh.
Ambasada amerikane theksoi gjithashtu se përmes performancave dhe materialeve të dërguara është parë fuqia e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e shprehur përmes muzikës.
“Së bashku, ne festojmë 250 vjet të lirisë amerikane dhe miqësinë e qëndrueshme ndërmjet dy kombeve tona”, thuhet më tej në reagim.
Në fund, ambasada bëri të ditur se mund të ketë edhe aktivitete të tjera në vazhdim të kësaj nisme, duke ftuar qytetarët të ndjekin njoftimet e ardhshme. /Lajmi.net/